Site icon Telegrafi

Interneti po hyn edhe në shtëpitë kubane: Ëndrra e shtrenjtë që pakkush mund ta bëjë realitet!

Në Kubë, teknologjia po përfshin jetën e përditshme të banorëve të ishullit: shërbimi i internetit në shtëpi ka filluar të jepet dhe kompania shtetërore ETECSA, e cila ka monopolin, pritet të përfshijë 38 mijë përdorues në vitin 2017.

Por, vendi nuk rrezikon të kalojë nëpër një transformim shumë të papritur, sepse kostot e “Nauta casa”, siç u quajt shërbimi, janë shumë të larta – duke filluar nga 15 deri në 110 dollarë, në varësi të shpejtësisë së internetit. Por, paga mesatare në Kubë arrin në 600 pesos (25 dollarë), ndaj plani tarifor më i leverdishëm, që kompania ofron, është ende shumë i shtrenjtë me rreth dy të tretën e pagës mujore të kubanë.

ETECSA, duke qenë e vetmja kompani e telekomunikacionit në ishull, mund t’ia lejojë vetes për të mbajtur koston e lartë të lidhjes me rrjetin, sidomos për shkak se kubanët, të etur për jetë moderne, janë gjithashtu të gatshëm të paguajnë dy dollarë (ekuivalent me një pagesë për dy ditë punë) për një orë në internet. Por, lidhja në shtëpi padyshim paraqet një hap të madh dhe një rritje në çmim shumë të tepruar për kubanezët.

Tani për tani, shumica e popullsisë mund ta përballojë lidhjen në orë vetëm në vende publike, veçanërisht në sheshe. Këtu mund të shihen kubanët të shtrirë në dysheme me sytë ngjitur në telefonat e tyre celularë, nga të cilët nuk mund të ndahen një moment që të mos e humbin atë pak kohë që kanë në dispozicion. /Gazeta Shqip/

Exit mobile version