Një listë me projekte që janë fizibël ekonomikisht për vendet që janë pjesë e Sekretariatit të Energjisë pritet që të kalojë në dhjetor të këtij viti për miratim pranë Këshillit Ministral të Komunitetit të Energjisë.
Shqipëria ka paraqitur në këtë listë dy projekte paraprake të sipas analizës së kritereve janë vlerësuar me 18.2 pikë dhe 15.2 pikë me një renditje që i vendos ato në vendin e tretë dhe të pesë të listës.
Procesi që ka nisur qysh në vitin 2023 pritet që të mbyllet në fund të vitit kur edhe do të mbështeten projektet me ndikim më të lartë dhe në këtë “garë” Shqipëria ka dy aplikime.
Por cilat janë në fakt projektet që ka paraqitur Shqipëria të cilat gjithashtu janë vënë nën analizën e skenarëve të rritjes së transmetimit të energjisë me 20 për qind, uljes me 20 për qind dhe përfshirjes së fotovoltaikëve me 20 për qind.
Referuar listës Shqipëria ka aplikuar me “Mbyllja unazore e linjave te brendshme 400 kilovolt (kV) të Shqipërisë” që në fakt vlerësohet si projekti me ndikim më të madh socio-ekonomik dhe së dyti për një linjë të re 400 kV me Kosovën.
Pasaporat e projekteve
Raporti i fundit i korrikut mbi projektet ka bërë një përshkrim për të gjitha aplikimet që janë bërë nga shtete të ndryshme përfshirë Shqipërinë. Në këtë raport jepen detaje të përmbledhura.
Porjekti i parë “06: Rikonfigurimi i rrjetit 400 kV dhe i interkonjeksionit të ri 400 kV Shqipëri-Kosovë
Promovuesit e projektit: KOSTT (XK), OST(AL)
Kategoria e infrastrukturës: Linjat ajrore të transmetimit të tensionit të lartë dhe shumë të lartë
Viti i vënies në punë: 2030
Përshkrimi i projektit (nga promovuesit e projektit):
Projekti konsiston në zgjerimin e Nënstacionit Fierza në nivelin 400 kV dhe ndërtimin e një linje te re Interkonjeksioni400 kV ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Ai gjithashtu përbëhet nga shtrirja e SS Prizreni 2 (tensioni aktual 220/110 kV) në Prizreni-4, niveli 400 kV.
Projekti i dytë: E07: Mbyllja e unazës së brendshme shqiptare 400 kV.
Promovuesi(ët) e projektit: OST(AL)
Kategoria e infrastrukturës: Linjat ajrore të transmetimit të tensionit të lartë dhe shumë të lartë
Viti i vënies në punë: 2030
Përshkrimi i projektit: Projekti konsiston në mbylljen e linjave të brendshme të transmetimit 400 kV, në një topologji unazore përmes ndërtimit të linjave të reja të trasnmetimit 400 kV ndërmjet nënstacioneve Fier-Rrashbull dhe më tej në Tiranë-2.