Site icon Telegrafi

Interit i lëndohet transferimi i verës, Lazaro

Valentino Lazaro (Foto: FC Inter/Twitter)

Interi ka humbur edhe lojtarin e dytë në vetëm një javë pasi transferimi i verës, Valentino Lazaro, u tërhoq nga stërvitja pas një dëmtim të kofshës.

Klubi italian ka njoftuar në mëngjesin e sotëm (e enjte) se anësori austriak, Lazaro, ka pësuar një lëndim.

Testet e bëra në Singapor treguan ‘një tendosje muskulare në kofshën e djathtë’ dhe ai do të vlerësohet përsëri ‘në ditët e ardhshme’.

Lexo po ashtu Vjen 'viktima' e parë e dyshes Conte-Pintus, Politano lëndohet në stërvitje

Lazaro përfundoi transferimi te Nerazzurrët  në fillim të këtij muaji, ndërkohë që erdhi vetëm një javë pasi ata humbën Matteo Politano pas lëndimit të fleksorit.

23-vjeçari tani nuk ka gjasa të shfaqet në ndeshjen e tyre në International Champions Cup kundër Manchester United të shtunën.

Interi gjithashtu më vonë përballet me Juventusin, Paris Saint-Germain dhe Tottenham Hotspur. /Telegrafi/

Exit mobile version