Ndeshja mes Milanit dhe Interi po del të jetë jashtëzakonisht interesante, me kuqezinjtë që e mbyllën pjesën e parë në epërsi prej 1-0.
Interi e nisi më mirë takimin, duke shënuan që në start me Federico Di Marcon, por goli iu anulua për pozitë jashtë loje.
Në minutën e 33-të edhe njëherë Interi shënoi me Lautaro Martinez, por sërish gjatë aksionit kishte pozitë jashtë loje.
Milani në dhjetë minuat e fundit u bë i gjallë, duke rrezikuar me Tijani Reijnders dhe Rafael Leaon.
Ishte Reijnders i cili arriti të shënojë pak pa u mbyllur pjesa e parë për 1-0.
Milani ka mposhtr Interin në tri ndeshjet e fundit./Telegrafi/