Telegrafi

Interi mendon të bëjë shkëmbim me Tottenhamin

Inter është duke menduar që të provoje të bëjë marrëveshje me Tottenham Hotspur për Jan Vertonghen, duke i dhënë në këmbim Marcelo Brozovicin.

Sky Sport shkruan se trajneri Frank de Boer e pëlqen shumë belgun.

Për të arritur te ky futbollisti, Interi ka menduar që tu ofrojë si shkëmbim mesfushorin kroat Brozovic.

Vlera e kroatit është 25 deri në 30 milionë euro.

Brozovic kërkon të bashkohet me Juventusin, por Interi nuk dëshiron ta shes te rivalët e Serie A. /Telegrafi/