Telegrafi

Interin e pret përballje e vështirë në udhëtim te Fiorentina, formacionet zyrtare

Interi do të përballet me Fiorentinën për herë të tretë brenda këtij viti.

Dy skuadrat e mëdha italiane deri më tani janë përballur në dy raste, një në kampionat dhe një tjetër në Kupën e Italisë.

Dy përballjet e para i kanë takuar Neroazzurëve me rezultat të ngushtë pasi në kampionat kanë triumfuar 4:3 derisa në Kupën e Italisë 1:2 pas vazhdimeve.

Edhe ndeshja e sontme pritet të jetë spektakolare mes dy skuadrave që gjithmonë kur takohen mes vete dhurojnë spektakël.

Fiorentina kërkon t’i hakmerret Interit për ato dy disfata, derisa Neroazzurët kërkojnë tri pike të reja për të kaluar në krye të Serie A.

Formacionet zyrtare:

Fiorentina: Dragowski, Pezzella, Quarta, Igor, Biraghi, Bonaventura, Amrabat, Venuti, Eysseric, Valero, Vlahovic.

Inter:  Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Hakimi, Barella, Brozovic, Vidal, Perisic, Lukaku, Alexis. /Telegrafi/