Telegrafi

Interi zyrtarizon Andre Onanan: Një ëndërr e bërë realitet

Andre Onana është edhe zyrtarisht pjesë e Interit.

Portieri kamerunas është bashkuar me gjigantin italian pas shtatë viteve të kaluara në Amsterdam te Ajaxi.

26-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Interin ku do të fitoj pagë vjetore prej tre milionë eurove në stinor.

Pas nënshkrimit të kontratës Onana ka thënë se e ka bërë ëndrrën realitet për të luajtur me klubin zikaltër.

“Ëndrrat bëhen realitet. Jam shumë entuziast që do të jem pjesë e klubit tim të ri. Dua të falënderoj presidentin, drejtuesit, trajnerin dhe ekipin për realizimin e ëndrrës time”, ka thënë Onana.

Onana pritet të luftojë për një vend titullari te Interi së bashku me kapitenin Samir Handanovic. /Telegrafi/