Marcelo Brozovic është futur në vitin e fundit të kontratës me Interin.
Mesfushori kroat ka gjashtë vite që është pjesë e Neroazzurëve, derisa ende nuk ka vendosur për vazhdimin e kontratës.
Drejtuesit e klubit italian janë takuar me agjentët e lojtarit ku i kanë bërë të qartë se duan të vazhdojnë bashkëpunimin me lojtarin.
Megjithatë kampioni në fuqi i Italisë i ka vendosur një ultimatum kroatit, të rinovojë brenda këtij viti, ose të largohet në janar, pasi Interi nuk dëshiron që ta humbas falas në qershor të vitit të ardhshëm.
Neroazzurët synojnë që t’ia vazhdojnë për katër vite të tjera kontratën mesfushorit kroat.
Gjithsesi nëse nuk pranon rinovimin me Interin, Brozovic do të shitet në janar.
Paris Saint Germain, Newcastle United dhe Tottenham Hotspur janë tri skuadrat që janë duke ndjekur situatën e kroatit. /Telegrafi/