Site icon Telegrafi

Interi vendos të vazhdojë me Piolin, ia premton katër përforcime

Thuhet se Interi kanë vendosur që të mbajnë trajnerin aktual, Stefano Pioli, të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

Ish-trajneri i Lazios ka zëvendësuar Frank de Boerin në stolin zikaltër në fillim të këtij sezoni, por ka një kontratë vetëm deri në verën e vitit 2018.

Lexo po ashtu Interi i afrohet Darmianit, Unitedi ia tregon çmimin

Të dy, Antonio Conte dhe Diego Simeone kanë qenë të lidhur me këtë post, por si duket ata do të mbeten me klubet e tyre respektive, Chelsea dhe Atletico Madrid.

Prandaj, sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, Nerazzurët kanë vendosur për të ecur përpara me Piolin, përcjell Telegrafi.

Veç kësaj, drejtuesit e klubit, Suning Group i kanë premtuar trajnerit italian transferimin e katër lojtarëve të mëdhenj në verë.

Lexo po ashtu Interi planifikon transferimin e Lamelas

Përforcimet e skuadrës kanë të ngjarë të jenë, një mbrojtës i majtë, me Ricardo Rodriguez më i mundshëm të nënshkruhet, një mbrojtës qendror, një mesfushor qendror dhe një anësor i sulmit.

Megjithatë, në qoftë se Simeone vendos të largohet nga Atletico në verën e vitit 2018 ai do të mbetet alternativa më e favorizuar për grupin Suning. /Telegrafi/

Exit mobile version