Telegrafi

Interi i vendos çmim Murillos, në vend të tij mendohet Lemar

Getty Images

Nuk është vetëm Ivan Perisic lojtari që me shumë mundësi do të largohet nga Interi gjatë verës.

Në listë është edhe emri i Jeison Murillos, çmimi i të cilit është 12 – 15 milionë euro.

Lexo po ashtu Interi bëhet gati për revolucion - Shtatë yje qëndrojnë, shtatë të tjera largohen (Foto)

Ish-mbrojtësi i Granadas është në planet e shitjes së Walter Sabatinit dhe tashmë shumë skuadra kanë shfaqur interesim.

Borussia Dortmund, Valencia, Newcastle Unitedi e Monaco janë skuadrat e interesuara, por janë gjermanët ata që prijnë.

Në vend të tij klubi nga Milano sipas La Gazzetta dello Sport pritet të transferojë 21-vjeçarin e Monacos, Thomas Lemar. /Telegrafi/