Nuk është vetëm Ivan Perisic lojtari që me shumë mundësi do të largohet nga Interi gjatë verës.
Në listë është edhe emri i Jeison Murillos, çmimi i të cilit është 12 – 15 milionë euro.
Ish-mbrojtësi i Granadas është në planet e shitjes së Walter Sabatinit dhe tashmë shumë skuadra kanë shfaqur interesim.
Borussia Dortmund, Valencia, Newcastle Unitedi e Monaco janë skuadrat e interesuara, por janë gjermanët ata që prijnë.
Në vend të tij klubi nga Milano sipas La Gazzetta dello Sport pritet të transferojë 21-vjeçarin e Monacos, Thomas Lemar. /Telegrafi/