Interi ka vazhduar me bisedime për Edin Dzeko dhe sot ka pasur një takim me një nga përfaqësuesit e sulmuesit të Romës.
Interi mbetet në lojë për Dzekon, por ata ende nuk kanë rënë dakord për cmimin sa i përket blerjes së kartonit të boshnjakut.
Roma vazhdon të qëndrojnë në vlerësimin e tyre prej 20 milionë eurove.
Pavarësisht kësaj, agjenti i Gianluigi Buffon, Silvano Martina – gjithashtu agjent i Dzekos – ishte i pranishëm në zyrat e Nerazzurrëve të hënën pasdite.
Kuptohet që raundi i bisedimeve tregon një gatishmëri nga ana e Inerit për t’i zhbllokuar negociatat për 34-vjeçarin.
Klubi ka nëvojë të madhe për një sulmues qendre, por Lautaro Martinez sot në një ndeshje miqësore shënoi het-trik. /Telegrafi/