Interi ka arritur fitore në shtëpi ndaj Palermos me rezultat 3-1.
Nerazzurrët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit, duke treguar se qëllimi i vetëm i tyre ishte fitorja.
Goli i parë erdhi në minutën e 11-të nga Adem Llajic, ndërsa i dyti nga Mauro Icardi në minutën e 23-të.
Mysafirët u përgjigjën në minutën e 45-të me anë të Franco Vazquez dhe me rezultatin 2-1, skuadrat shkuan në pushim.
I disponuari për lojë, kroati Ivan Perisic, në minutën e 54 shënoi golin e sigurisë pas një harkimi të bukur nga Icardi.
Të dyja skuadrat patën rastet e tyre në vazhdim, por Juan Carrizo dhe Stefano Sorrentino me pritjet e tyre arritën të mbajnë portat e paprekura deri në fund.
Pas kësaj fitore Interi vazhdon në pozitën e pestë me 51 pikë, pesë më pak se Roma në vendin e tretë. Kurse Palermo thellon krizën, ajo ka vetëm 27 pikë dhe renditet në vendin e 17 me vetëm një pikë larg zonës që dërgon në Serie B.
Ndeshja e ardhshme e Nerazzurrëve është ndaj Bolognas. /Telegrafi/
1-0: Lajic kalon Interin në epërsi ndaj Palermos.
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 6 March 2016
2-0: Shënon edhe Icardi. Duket se kjo do të jetë një fitore e lehtë për Interin.
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 6 March 2016
Inter 2 – 1 Palermo: Vazquez
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 6 March 2016
3-1: Icardi asiston, Perisic shënon
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 6 March 2016