Telegrafi

Interi vazhdon ndjekjen e Darmian

Matteo Darmian. (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Matteo Darmian do të largohet nga Manchester Unitedit në fund të këtij edicioni.

Mbrojtësi italian nuk ka pasur hapësirat e duhura nën urdhëratë e Jose Mourinhos fillimisht e pastaj edhe nga Ole Gunnar Solskjaer.

Reprezentuesi i Kombëtares së Italisë ka kërkuar largimin në fund të këtij edicioni për tu rikthyer në Serie A.

Matteo Darmian. (Foto: Victor Decolongon/Getty Images/Guliver)

Interi mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me mbrojtësin anësorë.

Zikaltërit janë gati të shpenzojnë deri në tetë milionë euro për transferimin e Darmian nga Old Traford.

Ndërkohë interesim për të kanë shfaqur edhe Roma, Lazio dhe Napoli. /Telegrafi/