Interi ka fituar me rezultat 3-1 ndeshjen ndaj Bolognas në kuadër të javës së dhjetë në Serie A.
Nerazzurrët kanë vazhduar serinë pozitive duke shkuar në tri fitore radhazi dhe duke iu ofruar në vetëm dy pikë Milanit në pozitën e parë.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç rasteve të shumta arritën të shënojnë edhe dy gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas 16-të minutave lojë dhe ishte Romelu Lukaku, i cili shënoi për 1-0, ndërsa Achraf Hakimi (45’) shënoi për 2-0.
Difference-makers 🎨🇧🇪🇲🇦#InterBologna 2️⃣-0⃣#FORZAINTER ⚫️🔵 pic.twitter.com/jra2xI5MQt
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) December 5, 2020
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë dhe të dy skuadrat arritën të shënojnë nga një gol.
Të parët golin e gjeten mysafirët duke shënuar për 2-1 me anë të Emanuel Vignato (67’) dhe duke ia vështirësuar punët Interit.
Megjithatë, zikaltrit arritën në minutën e 70-të të shënojnë edhe një gol me anë të Hakimit, i cili shënoi për 3-1 dhe ky doli të jetë rezultati përfundimtar.
🙌 | FINITAAAA!!!
Vittoria convincente dei nerazzurri, terzo successo di fila in @SerieA! 👏👏👏#InterBologna 3⃣-1⃣
⚽️ #Lukaku 16'
⚽️ #Hakimi 45'
⚽️ Vignato 67'
⚽️ #Hakimi 70'#FORZAINTER ⚫️🔵 pic.twitter.com/m2OAsE70V6— Inter ⭐⭐ (@Inter) December 5, 2020
Pas kësaj fitore, Interi e sheh veten në pozitën e dytë me 21 pikë, ndërsa Bologna renditet e 10-ta me 12 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Nerazzurrët udhëtojnë te Cagliari, ndërsa Bologna e pret Romën. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=VI5bvarw7DQ&ab_channel=Cristiano777
https://www.youtube.com/watch?v=9FppViAN3jg&ab_channel=CLASHTV
https://www.youtube.com/watch?v=Bsc_F32IuU8&ab_channel=24TVPROD