Interi ka fituar 2-0 ndaj Spalit në ndeshjen e javës së tretë të kampionatit italian, Serie A.
Skuadra e Luciano Spallettit ka vazhduar serinë pozitive në kampionat duke fituar edhe ndeshjen e tretë ndaj Spalit nga po kaq ndeshje në Serie A.
Nerazzurrët e dominuam gjithë ndeshjen dhe e menaxhuan me sukses një ndeshje jo të lehtë, ku në dy pjesën shënuan nga një gol.
Goli i parë i takimi erdhi në minutën e 27 ku Mauro Icardi konvertoi në gol një penallti të akorduar pas pengimit në zonë të Joao Marios.
Në pjesën e dytë, Interi vazhdoi menaxhimin e lojës dhe krijoi raste shënimi ku më i mirë ishte ai i mbrojtësit Milan Skriniar, i cili goditi transversalen në minutën e 74.
Fare në fund, Interi arriti të shënoj golin e sigurisë dhe rezultatit përfundimtar 2-0, ku Ivan Perisic shënoi një supergol në minutën e 87 pas asistimit të Danilo D’Ambrosios, gol ky që erdhi nga distanca me një volej goditje.
Pas kësaj fitore, Nerazzurrët prijnë kampionatin së bashku me Juventusin me nga nëntë pikë, ndërsa Spali renditet e nënta me katër pikë të tubuara.
Në ndeshjen e radhës Interi luan në udhëtim te Crotone, ndërsa Spali e pret Cagliarin në shtëpi. /Telegrafi/