Interi po shpreson që sa më parë të transferojë Joaquin Correan e Lazios e Marcus Thuramin nga Borussia Moenchegladbach.
Sipas asaj që raporton Gianluca di Marzio, Nerazzurët janë shumë afër të dy marrëveshjeve dhe në javën e ardhshme mund të mbyllen.
Në të dyja rastet, Interi shpreson që të arrij akord për një çmim më të ulët se sa që kanë kërkuar dy skuadrat.
Correa e Thuram thuhet se janë të gatshëm të kalojnë në radhët e skuadrës italiane, por që ende nuk ka marrëveshjeve mes të dyja klubeve.
Interi dëshiron që të dy marrëveshjet t’i mbyllë në rrethin e 50 milionë eurove, duke paguar përafërisht nga 15 milionë euro për dyshen. /Telegrafi/