Dennis Praet është bërë njëri nga lojtarët më të kërkuar në Serie A.
Mesfushori belg ka shkëlqyer me Sampdorian në dy edicionet e fundit në kampionatin italian.
E falë paraqitjeve të mira të tij skuadrat e mëdha janë vënë në ndjekje të belgut.
Së fundmi mediat italiane kanë raportuar se skuadra favorite për transferimin e Praet është Interi i Luciano Spallettit.
Trajneri italian e pëlqen lojën e belgut dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij.
23-vjeçari ka zhvilluar 25 ndeshje në Serie A ku ka asistuar në katër gola të skuadrës së tij.
Sampdoria është e gatshme ta lë të lirë yllin e tyre por po pret një ofertë mbi 20 milionë euro.
Për shërbimet e Praet, interesim kanë shprehur edhe Napoli, Juventus dhe Liverpool. /Telegrafi/