Telegrafi

Interi turperohet që në pjesën e parë (Video)

Bayern Munich e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Interit me rezultat 0-4.

Gjermanët dominuan në çdo pjesë të fushës dhe këtë e tregon më së miri edhe rezultati.

Goli i parë erdhi në minutën e shtatë pas një asistimi nga David Alaba drejt Julian Green. Ndërsa i dyti nga Franck Ribery pas gjashtë minutash.

Por, 21-vjeçari Green nuk u ndal me kaq. Ai shënoi edhe dy gola tjerë në pjesën e parë (30’, 35’).

Ky takim është në kuadër të International Champions Cup. /Telegrafi/