Interi ka fituar me rezultat të thellë 4-0 ndaj Beneventos në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Serie A.
Nerazzurrët i janë kthyer fitores në kampionat, duke triumfuar ndaj Beneventos dhe duke mbajtur veten në vetëm dy pikë larg nga vendi i parë.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim dhe shumë raste të krijuara nga Interi, por vetëm në një rast u shënua gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e shtatë dhe ishte Riccardo Improta, i cili shënoi autogol pas devijimit të goditjes së Christian Eriksen dhe i dha epërsinë Interit 1-0.
⏸️ | HALF-TIME
One 🆙 at the break 💪#InterBenevento 1⃣-0️⃣#FORZAINTER ⚫️🔵 pic.twitter.com/hdMAyRX3oG
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) January 30, 2021
Në pjesën e dytë, vendasit rriten nivelin e lojës dhe rasteve të krijuara, duke arritur t’i shënojnë edhe tri gola tjerë për të siguruar një fitore të thellë.
Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 57-të dhe ishte Lautaro Martinez, i cili shënoi për epërsinë 2-0.
Pas Lautaros në skenë doli edhe Romelu Lukaku, i cili në minutën e 67-të shënoi për 3-0, ndërsa në minutën e 78-të për 4-0 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.
🏹🏹🏹#InterBenevento 4⃣-0️⃣#FORZAINTER ⚫️🔵 pic.twitter.com/B4oJ1Zfkpu
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) January 30, 2021
Pas kësaj fitore, Interi e sheh veten në pozitën e dytë me 44 pikë apo dy më pak se Milani lider, ndërsa Benevento renditet në vendin e 12-të me 22 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Nerazzurrët udhëtojnë te Fiorentina, ndërsa Benevento e pret Sampdorian. /Telegrafi/
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1355606356888342528
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1355623303956865027
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1355626157664837632
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1355628742702489601