Interi është në kërkim të një mesfushori defanziv që në janar.
Klubi ka tri prioritete për përforcime me lojtarë si John Obi Mikel, Lassana Diarra dhe Morgan Schneiderlin.
Stefano Pioli e ka zëvendësuar Frank de Boerin dhe Nerazzurrët janë në kërkim të një vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Janë tri opsione dhe i pari mbetet mesfushori i Marseilles, Lassana Diarra, por pritet që ai të ndërrohet me Geoffrey Kondogbian.
Një tjetër mundësi mbetet edhe largimi i Stevan Jovetic drejt Fiorentinës, për Milan Badeljin.
Në anën tjetër drejtori sportiv Piero Auslio, është duke punuar për Morgan Schneiderlin. /Telegrafi/