Telegrafi

Interi transferon Sissokon?

Sipas pretendimeve të France Football, Interi janë shumë afër nënshkrimit me mesfushorin e Newcastle United, Moussa Sissoko për 35 milionë euro.

Tashmë është raportuar në Itali se agjentët e Sissokos ishin në negociata gjatë disa ditëve të fundit me skuadrën italiane.

Kjo pasi, mesfushori francez shihet si një alternativë për Joao Mario, ku Sportingu vazhdojnë të zvarritin transferimin e tij për 45 milionë euro.

Lexo po ashtu Icardi pritet të rinovoj me Interit, i vendoset një klauzolë e ‘çmendur’

Sipas revistës France Football, Interi po rrit intensitetin kur është fjala për Sissokon, që për të interesohet edhe Juventusi dhe Real Madridi, por pas shfaqjeve të mira në Euro 2016, Newcastle po kërkon 40 milionë euro.

Megjithatë, sipas këtij mediumi francez transferimi i tij te Interi shumë lehtë mund të ndodh për shifrën e 35 milionëve, pasi ka seriozitet nga të dy palët. /Telegrafi/