Interi është duke e menduar seriozisht transferimin e sulmuesit të West Hamit, Dimitri Payet.
Daily Mail raporton se Nerazzurët që tash janë blerë nga kompania kineze Suning, janë të gatshëm që të shpenzojnë këtë verë.
Mancini është admirues i madh i lojtarit dhe e do atë në San Siro.
West Ham e di interesimin e madh për lojtarin dhe për të tashmë kanë kontaktuar edhe Barcelona dhe Reali, por me oferta më të vogla se Interi. /Telegrafi/