Telegrafi

Interi tërheq dënimin ndaj futbollistëve

Stefano Pioli e ka tërhequr pezullimin e Interit ndaj lojtarëve, duke thënë se futbollistët “meritojnë një pushim të shkurtër”.

Nerazzurët duhet të mbylleshin në terrenin e trajnimit këtë javë përpara ndeshjes së Napolit, si dënim për të kaluar shkaku i pesë ndeshjeve pa fitore në kampionat.

Megjithatë, është njoftuar sot se lojtarët do të lejohen të shkojnë në shtëpi dhe të shohin familjet e tyre pas seancës së sotme stërvitore.

“Djemtë kanë punuar në mënyrë të plot dhe meritojnë një pushim të shkurtër”, ka shpjeguar Pioli në një deklaratë të lëshuar në faqen zyrtare të klubit.

“Gjatë ditëve të ardhshme ne do të punojmë ekskluzivisht në taktika përpara ndeshjes të së dielës”.

Ndryshe, Interi e pret Napolin në San Siro në ndeshjen deri të javës me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/