Site icon Telegrafi

Interi tenton transferimin e Luis Suarez me parametra zero

Luis Suarez ka vendosur të largohet nga Atletico Madrid pas dy viteve qëndrim në Wanda Metropolitano.

Sulmuesi uruguaian ka pasur një vit të mirë, përkundër moshës së tij dhe disa problemeve me lëndime.

35-vjeçari zhvilloi 44 ndeshje zyrtare me Atleticon ku shënoi 13 gola e asistoi në tre të tjerë në 2288 minuta sa ka luajtur këtë edicion.

Interi ka filluar kontaktet e para me agjentët e lojtarit, pasi është gati t’i ofrojë një pagë dy vjeçare sulmuesit nga Uruguai.

Neroazzët janë gati të largojnë sulmuesit si Joaquin Correa, Felipe Caicedo e Alexis Sanchez dhe Suarez pëlqehet shumë nga trajneri Inzaghi.

Lexo po ashtu Luis Suarez zyrtarisht kërkon një aventurë të re – Gerrard e dëshiron ribashkimin me uruguaianain

Por nuk do të jetë aspak lehtë nënshkrimi me lojtarin i cili ka edhe oferta të tjera në tavolinë.

Ajax, Barcelona e Aston Villa gjithashtu kanë shprehur interesim, derisa atë e duan edhe ekipet nga MLS. /Telegrafi/

Exit mobile version