Interi thuhet se do të takohet me përfaqësuesit e Marcelo Brozovic javën e ardhshme, por të dy palët nuk janë ende afër arritjes së një marrëveshjeje dhe lojtari monitorohet nga Paris Saint-Germain, Newcastle dhe Tottenham.
Marrëveshja prej 3.5 milionë euro e Brozovic skadon në fund të sezonit 2021/22.
Edhe pse Beppe Marotta kohët e fundit ka pohuar se ai ka besim se kroati së shpejti do të nënshkruajë një kontratë të re me Nerazzurrët, raportet e shumta në Itali sugjerojnë se të dy palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje.
??? FcIN – #Brozovic, ultime sul rinnovo. Entourage irritato ⚫️?⚫️? ?https://t.co/bNqk5bi95f
— FcInterNews.it (@FcInterNewsit) November 8, 2021
Sipas mediumeve FCInterNews dhe Tuttosport, përfaqësuesit e Brozovicit do të takohen me Nerazzurrët javën e ardhshme. Interi do të negociojë me babanë e Brozovic, Ivan dhe një avokat të familjes.
Kampionët e Serie A i ofrojnë 28-vjeçarit një marrëveshje të re prej 5,5 milionë euro, por Brozovic kërkon të paktën 6,5-7 milionë euro në sezon.
PSG, Tottenham dhe Newcastle janë duke e mbajtur në sy lojtarin kroat i cili mund të nënshkruajë një marrëveshje para-kontrate me secilin klub nga janari.
Muajin e kaluar, Fabio Paratici mohoi se Spurs ishin të interesuar për të siguruar shërbimet e tij, por me emërimin e Antonio Conte, Spurs janë ndër pretendentët për të nënshkruar me mesfushorin e Interit.
Interi së fundmi ka zgjatur kontrata e Alessandro Bastoni, Lautaro Martinez dhe Nicolo Barella dhe prioriteti i tyre është të bëjnë të njëjtën gjë me Brozovic, ndoshta deri në fund të vitit. /Telegrafi/