Site icon Telegrafi

Interi do të përpiqet të nënshkruajë me Nicolo Rovellan

(Foto: Instagram/n.rovella)

Interi e ka bërë prioritet transferimin e Nicolo Rovellas për afatin kalimtar dimëror – bën të ditur Corriere Dello Sport.

Mesfushori i Genoas do të bëhet lojtar i lirë në verën e ardhshëm, ashtu që në janar do të mund të nisë negociatat me klubet e interesuara për të arritur parakontratë, në mënyrë që gjatë verës të transferohet me parametrat zero.

Nerazzurrët janë të interesuar që të nënshkruajnë me 18-vjeçarin, të cilin e konsiderojnë si pjesë të planeve të mesfushës për të ardhmen.

(Foto: Instagram/n.rovella)

Pas nënshkrimit eventual të kontratës, Interi pritet ta kthejë lojtarin te Genoa në formë huazimi, në mënyrë që ta vazhdojë zhvillimin si futbollist.

Rovella, i cili përfaqëson Italinë U-21, rrjedh nga Akademia e futbollit të Genoas. /Telegrafi/

Exit mobile version