Site icon Telegrafi

Interi do të paguajë pjesën e parë të shumës për Hakimin

Sipas disa raportimeve në Itali, Interi do të paguajë këstin e parë të tarifës së transferimit të Achraf Hakimit.

Nerazzurrët transferuan mbrojtësin e krahut nga Real Madridi një vit më parë për 40 milionë euro për t’u paguar në një seri me këste prej 10 milionë euro.

Lideri i Serie A dështoi të paguajë këstin e parë, por sipas gazetës La Repubblica, ajo ishte pjesë e një marrëveshje me Real Madridin.

Të dy klubet ranë dakord të vonojnë pagesën e parë me tre muaj dhe sipas La Gazzetta dello Sport, Interi do të përmbushë zotimin.

Sipas Il Giorno, Interi gjithashtu do të paguajë pagat e lojtarëve për janarin e këtij viti.

30 marsi do të jetë një ditë shumë e rëndësishme për Nerazzurrët të cilët gjithashtu janë vendosur të zbulojnë emblemën e tyre të re. /Telegrafi/

Exit mobile version