Site icon Telegrafi

Interi të martën zyrtarizon Eriksenin, mësohen detaje nga kontrata e tij

Interi nuk do të njoftojë zyrtarisht transferimin e Christian Eriksen nga Tottenham deri të martën, shkruajnë mediat italiane.

Sipas Sky Sport Italia, FCInter1908.it dhe të tjera, Interi do ta shtyjë për nesër zyrtarizimin që të ketë impakt më të madh në rrjetet sociale dhe punohet mirë që të krijohet një dizajn i duhur dhe mbresëlënës.

Danezi fluturoi në orën 10 të mëngjesit për t’iu nënshtruar testeve mjekësore, duke e nënshkruar edhe kontratën që do ta mbajë lidhur me klubin italian deri në qershor të vitit 2024.

 

Ai do të fitojë 8 milionë euro neto në sezon, plus bonuset.

Danezi u prit nga një numër i konsiderueshëm i tifozëve jashtë qendrës mjekësore në Milano, ku bëri edhe një selfie me turmën nga dritarja.

Eriksen e filloi karrierën e tij në Danimarkë me Odense, por shpejt u transferua në akademinë e të rinjve të Ajax nga janari i vitit 2009, para se të kalonte te Tottenham në verën e 2013 për 13.5 milionë euro.

 

Interi për të do të pagujë 20 milionë euro, plus tarifën e solidaritetit prej 1 milion euro  (për klubet e tij të rinisë) dhe nga një miqësore mes dy skuadrave.

Kjo është një punë e vogël, kur kihet parasysh që  ata kanë marr një lojtar që vlera e tij në Transfermarkt është 90 milionë euro.

Për të kishte interesim edhe nga klube si Real Madrid, Barcelona, ​​Paris Saint-Germain dhe Manchester United. /Telegrafi/

Exit mobile version