Interi pritet ta testojë fazën defensive me tre mbrojtës në ndeshjen e fundit në Europa League kundër Sparta Prague.
Nerazzurrët tashmë janë eliminuar nga gara e dytë evropiane, ku kanë regjistruar vetëm një fitore dhe katër humbje.
Samir Handanovic është i suspenduar, ndërsa Gary Medel i lënduar, derisa Joao Mario, Gabriel ‘Gabigol’ Barbosa, Stevan Jovetic dhe Geoffrey Kondogbia, nuk janë përfshirë në listën e UEFA-s.
Po ashtu, nuk janë ftuar edhe Joao Miranda, Danilo D’Ambrosio, Yuto Nagatomo, Ever Banega, Marcelo Brozovic, Antonio Candreva dhe Mauro Icardi.
Sipas Sky Sport Italia, trajneri Stefano Pioli do ta shfrytëzojë rastin për ta testuar fazën defensive me tre mbrojtës. Cristian Ansaldi dhe Marco Andreolli pritet të nisin nga minuta e parë.
Skuadra e plotë e Interit: Carrizo, Berni; Andreolli, Ranocchia, Ansaldi, Santon, Murillo, Yao, Miangue; Melo, Gnoukouri, Zonta; Palacio, Biabiany, Eder, Perisic, Bakayoko, Pinamonti. /Telegrafi/