Interi thuhet se është gati të ofrojë deri në 60 milionë euro për mesfushorin e Romës, Radja Nainggolan.
Sipas Gazzetta dello Sport, interesimi i Interit në Nainggolan është intensifikuar në orët e fundit.
Rrjedhimisht, gazeta beson se zikaltërit janë të përgatitur të bëjnë ofertë në mes të 55 milionë apo 60 milionë euro për shërbimet e belgun.
Trajneri i Interit, Luciano Spalletti ka folur shumë për ish-lojtarin e tij në një konferencë shtypi të dielën, ndërsa vetë Nainggolan gjithashtu hodhi dyshime në rrjetet sociale mbi të ardhmen e tij.
Ndryshe, Interi deri më tani ka transferuar mbrojtësin nga Sampdoria, Milan Skriniar, teksa ka arritur marrëveshje edhe me Borja Valeron e Fiorentinas. /Telegrafi/