Pavarësisht se Interi dhe Milani luajnë në të njëjtin stadium, i pari do të fitojë më shumë se i dyti nga shitja e biletave për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë e Derby della Madonnina në Evropë pa Milanin të thyej rekordin prej mbi 9 milionë eurosh nga ndeshja ndaj Tottenham Hotspurs.
Rossonerët u raportua se fituan 10,461,705 euro nga shitja e biletave, për më shumë se 75,000 spektatorë që morën pjesë në San Siro për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit.
🔥 There are 75,532 spectators in San Ciro watching the game between Milan – Inter tonight
💰 Milan earns €10,461,705 from ticket sale
📸📷 The SAN SIRO IN ALL ITS GLORY TONIGHT 💥#MilanDerby #MilanInter #UCL https://t.co/lA10xBM0mu pic.twitter.com/K7l9dHnfCU
— Olt Sports (@oltsport_) May 10, 2023
Ishte një atmosferë e tensionuar dhe emocionuese në San Siro, një ndeshje që Interi e fitoi 2-0 pas golave të hershëm të Edin Dzeko dhe Henrikh Mkhitaryan, duke e lënë Milanin me një mal për t’u ngjitur në ndeshjen e dytë.
Megjithatë, Interi thuhet se do të thyej rekordin e shitjes së biletave, duke fituar më shumë sesa Milani.
Inter-Milan, al ritorno altro record per San Siro: 12 milioni d’incasso #Euroderby #champions https://t.co/gNsFtxSZ67
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) May 12, 2023
Sipas La Gazzetta dello Sport, Interi pret të gjenerojë rreth 12 milionë euro nga shitja e biletave për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Milanit, duke marrë më shumë për shkak të strukturës së tyre pak më të shtrenjtë të biletave.
Klubi ka njoftuar se nuk do të rinovojë biletat sezonale të tifozëve që blenë bileta në mënyrë legjitime për miqtë dhe familjen në lëshimin e parë përpara se të kthehen dhe t’i shesin në tregun sekondar. /Telegrafi/