Drejtori i Interit, Piero Ausilio, njoftohet se ka diskutuar me agjentin e Blaise Matuidit, Mino Raiola të enjten, përveç mbrojtësit Kenny Tete.
Sipas Gazzetta dello Sport, Interi ka pyetur agjentin për disponueshmërinë e Matuidit, duke pranuar humbjen në përpjekjet e tyre për të nënshkruar me dyshen e Romës, Radja Nainggolan dhe Kevin Strootman.
Megjithatë, gazeta paralajmëron se Nerazzurrët nuk janë të përgatitur që të përputhen me çmimin e kërkuar nga PSG prej 30 milionë euro për shkak se francezi është 30 vjeç.
Një alternativë ndaj Matuidi do të ishte Borja Valero i Fiorentinës, i cila gjithashtu mendohet të jetë duke tërhequr interes nga rivalët e Milanit.
Gazzetta gjithashtu deklaron se Interi vazhdon të ndjekë mbrojtësin e Romës, Antonio Rudiger, pavarësisht këmbënguljes së Romës që ai do të qëndroj. /Telegrafi/