Telegrafi

Interi do ta riblejë kartonin e portierit të Genoas, Radu

Inter njoftohet se kanë rënë dakord të ushtrojnë mundësinë e tyre për ta riblerë portierin e Genoas, Ionut Radu.

Sipas Fabrizio Romano, Interi është impresionuar me shfaqjet e rumunit te skuadra gjenoviane.

Portieri 21-vjeçari u bashkua me Genoan në formë huazimi gjatë verës së kaluar me një detyrim për ta blerë për nëntë milionë euro gjersa ka luajtur 27 herë për Grifonen, duke përfshirë edhe ndeshjen kundër Juventusit, ku nuk pësoi gol.

Romano shton se ish-drejtori sportiv i Romës, Monchi ishte i interesuar të sjellë rumunin në Olimpico para se të largohej nga klubi romak.

Për më tepër, Nerazzurët janë të detyruar të paguajnë tre milionë euro shtesë nëse zgjedhën të blejnë portierin gjatë verës, e cila në total do të thotë 12 milionë euro.

Megjithatë, ata pritet të huazojnë atë në mandatin e ardhshëm, pasi Samir Handanoviç do të mbetet portieri i padiskutueshëm i Interit. /Telegrafi/