Site icon Telegrafi

Interi do ta ndjek Kumbullën nga afër në ndeshjen ndaj Udineses

Marash Kumbulla (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Interi thuhet se ka dërguar skautë të ndjek nga afër dyshen e Hellas Verona, shqiptarin Marash Kumbulla dhe Matteo Pessina në ndeshjen e sotme ndaj Udineses.

Mbrojtësi i ri shqiptar ka qenë klubi lidhur me Interin në ditët e fundit, por ata përballen me konkurrencë të ashpër nga klube të shumta evropiane për 19-vjeçarin.

Sipas mediumit FCInterNews, Nerazzurrët do të dërgojë një përfaqësues të klubit për të vëzhguar nga afër shqiptarin e talentuar, Marash Kumbulla.

Lexo po ashtu Gjigantët e futbollit evropianë vihen pas Marash Kumbullës, por lojtari do vetëm një klub

Megjithatë, ai nuk do të jetë lojtari i vetëm që do të vëzhgohet pasi Interi do ta ndjek edhe mesfushorin Pessina.

Pessina ka tërhequr vëmendjen e klubit pas paraqitjeve superiore me Veronën deri më tani këtë sezon.

Lexo po ashtu Rrahmani e ngrit Kumbullën në qiell: Është më i fortë se De Ligt

Sidoqoftë, 22-vjeçari është në pronësi të Atalanta, dhe është vetëm në huazim të thjeshtë deri në fund të sezonit.

Kumbulla ndërkohë besohet se dëshiron një transferim te Interi, megjithë interesimin e klubeve si Chelsea, Borussia Dortmund dhe Manchester United. /Telegrafi/

Exit mobile version