Site icon Telegrafi

Interi do ta largonte Skrinarin për 80 milionë euro

Raportohet se Inter do të pranonte një ofertë prej rreth 80 milionë eurove për mbrojtësin, Milan Skriniar.

Futbollisti sllovak ka rënë në syrin e shumë klubeve kryesorë të Evropës me paraqitjet këtë sezon për Nerazzurrët.

Megjithëse iu bashkua zikaltërve verën e kaluar nga Sampdoria, pohohet se në fund të sezonit do të largohet prej italianëve.

 Milan Skriniar (Getty Images)

Me Barcelonën që mendohet të jetë e interesuar për sigurimin e shërbimeve të tij, Tuttosport raporton se drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio është i gatshëm të pranoj një ofertë prej 80 milionë euro për lirimin e shtatgjatit.

E përditshmja italiane gjithashtu pretendon se Inter janë duke kërkuar si zëvedë Stefan de Vrijin e Lazios, të cilit do t’i mbarojë kontrata gjatë verës me skuadrën nga Stadio Olimpico.

Gjithashtu është raportuar për një interesim edhe të Chelseat, e cila skuadër po ka probleme me repartin mbrojtës.

Ndryshe, 22-vjeçari deri më tani ka pasur 23 paraqitje për italianët dhe ka shënuar tre gola. /Telegrafi/

Exit mobile version