Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic, mund të jetë duke shkuar drejt Bayern Munichut, në një marrëveshje shkëmbimi mes dy klubeve.
Sipas Calciomercato, në drejtim të kundërt do të shkonte mesfushori francez, Corentin Tolisso.
Në bazë po të njëjtit njoftim, kroati dëshiron të largohet nga Nerazzurrët, ndërsa kampioni i Bundesligas është një opsion real.
Ndërsa për të ndodhur kjo, Interi pritet t’i kërkojë shërbimet e Tolissos nëse diskutohet ndonjë marrëveshje për Brozovicin.
27-vjeçari Brozovic është pjesë e zikaltërve që nga viti 2015 kur u transferua nga Dinamo Zagrebi. /Telegrafi/