Telegrafi

Interi do ta blejë përfundimisht Politanon

Matteo Politano (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Matteo Politano duket se do të vazhdojë të mbetet pjesë e Interit.

Sulmuesi i talentuar italian iu bashkua klubit zi kaltër në verën e vitit 2018 si huazim nga Sassuolo.

Për ta marrë në huazim Politanon nga klubi gjelbër e zi, Interi ka paguar 4.5 milionë euro.

Por drejtuesit zi kaltër kanë vendosur për blerjen përfundimtare të sulmuesit.

Matteo Politano (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

 

Mediat italiane kanë raportuar se Inter është gati t’i paguajë edhe 20 milionë euro të tjera për blerjen përfundimtare të Politanos.

25-vjeçari ka qenë ndër lojtarët e preferuar të trajnerit Luciano Spalletti duke luajtur shumicën e ndeshjeve si titullar.

Reprezentuesi italian është paraqitur në 27 ndeshje në të gjitha garat për Interin duke shënuar dy gola dhe duke dhuruar katër asistime.

Politano pritet të nënshkruajë kontratë afatgjate me klubin zi kaltër deri në vitin 2024. /Telegrafi/