Inter thuhet se ka vendosur të apelojë kundër dënimit të Romelu Lukakut në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, pasi ai u ndëshkua në përgjigjet ndaj fyerjeve raciste nga tifozët e Juventusit.
Ky ishte kartoni i tij i dytë i verdhë, i dhënë për ‘festimin në mënyrë provokuese’ ndaj tifozëve të Bianconerëve që ishin pas portës.
Lukaku këmbënguli që ai gjithmonë i feston golat si ky, me një përshëndetje ushtarake dhe një gisht në buzë, gjë që me të vërtetë ishte parë tashmë kur luante për Belgjikën në fillim të këtij viti.
Ai u konsiderua ende si një provokim dhe prania e thirrjeve raciste nga tifozët pas portës nuk e ndihmoi kauzën e tij, por avokatët e Interit shpresojnë se ata mund të rikthejnë situatën në favor të tyre, sipas Sky Sport Italia.
Historia e sistemit italian të drejtësisë sugjeron që një sukses është jashtëzakonisht i pamundur, pasi është shumë e rrallë, nëse jo krejtësisht e padëgjuar, që një karton i verdhë ose i kuq të anulohet për ndonjë gjë, përveç rastit të identitetit të gabuar. /Telegrafi/
Coppa Italia, #Inter ha deciso di fare ricorso contro la squalifica di Romelu #Lukaku dopo #JuventusInter – #SkySport pic.twitter.com/WKkX5jIH7H
— Daniele Mari (@marifcinter) April 16, 2023