Site icon Telegrafi

Interi synon transferimin e Strootmanit dhe Krychowiakit

Inter thuhet se është gati të ndërmjetësojë marrëveshjet për mesfushorin e Romës, Kevin Strootman dhe të përjashtuarin e Paris Saint-Germain, Grzegorz Krychowiak.

Sipas Gazzetta dello Sport, Roma tashmë i kanë dhënë Interit sinjal se do të dëgjojnë ofertat për Strootman, i cili ka mbetur vetëm një vit në kontratën e tij.

Lexo po ashtu Interi, gati për të paguar klauzolën e Schick

Si rrjedhojë, drejtori sportiv i klubit Nerazzurrë, Piero Ausilio, do të testojë vendosmërinë e klubit nga Olimpico me një ofertë prej 20 milionë eurosh, ndonëse këta të fundit shpresojnë për një shifër afër 30 milionësh, përcjell Telegrafi.

Gazeta shton se një marrëveshje për Krychowiak është më e lehtë, ndërsa Interi erdhi pranë nënshkrimit të polakut në janar dhe është një “opsion më i thjeshtë dhe më i lirë” sesa Fabinho i Monacos.

Dyshja do të formonte një mesfushë treshe të Interit, së bashku me italian e talentuar, të transferuar së fundmi nga Atalanta, Roberto Gagliardini.

Lexo po ashtu Interi përgatit eksodin e futbollistëve drejt Ligës Premier

Transferimi i kësaj dyshe do të jetë edhe më i lehtë, pasi skuadra italiane ka bërë gati një listë prej 7-10 futbollistësh që mund të largohen dhe nga këto do fitohej një shifër e madhe të hollash. /Telegrafi/

Exit mobile version