Mario Gotze mund të largohet nga Dortmundi në verën e vitit të ardhshëm.
Është skuadra italiane Inter që po mendon për transferimin e gjermanit vitin e ardhshme.
Kontrata e kampionit të botës me Gjermaninë në vitin 2014 skadon më 30 qershor të vitit 2020.
Dortmund i ka ofruar atij një marrëveshje të re katër vjeçare, por lojtari ende nuk ka pranuar rinovimin.
Kësisoj Inter po mundohet të fillojë bisedimet me agjentët e gjermanit për transferimin e tij në Serie A.
Neroazzurët janë të gatshëm t’i ofrojnë katër vite kontratë dhe një pagë rreth gjashtë milionë euro në stinor për ta bindur atë t’i bashkohet projektit zikaltër. /Telegrafi/