Site icon Telegrafi

Interi synon t’ia rrëmbejë Romës lojtarin kryesor

Skuadra italiane Inter synon të përforcohet gjatë afatit kalimtar të verës.

Ndërkohë emri i ri në listën e ‘Neroazzurrëve’, ndodhet futbollisti i Romës, Kevin Strootman.

Strootman ka shkëlqyer me Romën këtë edicion, duke dhuruar shumë asistime por edhe duke shënuar gola të rëndësishëm.

Sipas medieve italiane, Inter është e gatshme të ofrojë 45 milionë euro për transferimin e holandezit në ‘Giuzeppe Meazza’.

Mbetet të shihet nëse Roma do të heqë dorë nga ylli i tyre, i cili më parë ka refuzuar edhe Manchester Unitedin.

Strootman iu bashkua Romës tri vite më parë nga skuadra holandeze, PSV Eindhoven. /Telegrafi/

Exit mobile version