Interi është duke u lidhur me një transferim të talentit të Manchester Cityt, Taylor Richards.
18-vjeçari ka qenë pjesë e akademisë së Cityt që kur arriti nga Fulhami në vitin 2017.
Ai vlerësohet shumë dhe shihet si një mesfushor i talentuar nga skautët e futbollit.
Sipas The Sun, ai është i vendosur të largohet nga Etihadi, pasi kërkon paraqitje të rregullta për ekipin e parë.
Inter, i cili kohëve të fundit ka emëruar Antonio Conten si trajner, duket se është favorit për nënshkrimin e tij.
Richards është krahasuar me yllin e Manchester Cityt, Kevin De Bruyne. /Telegrafi/