Telegrafi

Interi synon rikthimin e Benassit

Marco Benassi (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Interi është njëra nga skuadrat më në formë në Itali.

Ekipi i udhëhequr nga Luciano Spalletti e ka nisur në mënyrë mjaftë të mirë edicionin e ri në Serie A.

Por për të pasur vazhdimësi, trajneri Spalletti ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të përforcohen në janar.

Objektivi i ri i Interit në mesfushë është italiani Marco Benassi që po kalon nëpër një formë mjaftë të mirë.

24-vjeçari ka shënuar katër gola në 10 ndeshje në Serie A edhe pse pozita e tij është në mesfushë.

Benassi edhe më parë ka qenë pjesë e Neroazzurrëve, por u largua pasi kishte pak minuta në këmbë.

Reprezentuesi italian ka kontratë me Fiorentinën deri në qershor të vitit 2022.

Për ta transferuar Benassin në Giuzeppe Meazza, Inter duhet të paguajë rreth 25 milionë euro.

Ndryshime përveç Interit mesfushori po monitorohet edhe nga Napoli e Roma. /Telegrafi/