Alexis Sanchez nuk po kalon momentet e tij më të mira te Manchester United.
Sulmuesi kilian ka humbur shkëlqimin e tij që nga transferimin tek United dhe duket se Djajtë e Kuq kanë humbur durimin me të.
Mediat angleze kanë paralajmëruar se United do ta nxjerrë në shitje lojtarin gjatë afatit kalimtar të verës.
30-vjeçari mund të bëjë një rikthim në kampionatin italian Serie A, ku Inter vazhdon të mbetet e interesuar për të.
Por për t’iu bashkuar Interit, Sanchez duhet të ulë kërkesat e tij financiare.
Kiliani aktualisht fiton mbi 20 milionë euro pagë vjetore, gjë që këtë shumë Interi nuk ka mundësi t’ia ofrojë.
Ish-anëtari i Udineses dhe Barcelonës mund të lihet i lirë nga Manchester United vetëm nëse vije një ofertë mbi 35 milionë euro.
Sanchez iu bashkua Manchesterit në janarin e vitit të kaluar nga Arsenali për një shumë prej 35 milionë eurove. /Telegrafi/