Site icon Telegrafi

Interi synon fitoren në shtëpi ndaj Atalantas, formacionet zyrtare

Interi dhe Atalanta kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Nerazzurrët janë nikoqir të Atalantas në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Serie A, ndeshje e cila zhvillohet në Giuseppe Meazza nga ora 18:00.

Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti vjen nga një formë e mirë në kampionat dhe synon fitoren e radhës për të ngritur epërsinë me ndjekësit.

Në anën tjetër, ekipi i Gian Piero Gasperinit gjithashtu synon rezultat pozitiv për tu ngjitur në pozitën e katërt, e cila i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Inter: Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Miranda, Asamoah; Gagliardini, Brozovic; Politano, Vecino, Perisic; Icardi. 

Atalanta: Gollini; Mancini, Gjimshiti, Palomino; Hateboer, De Roon, Freuler, Castagne; Pasalic, Ilicic; Gomez

/Telegrafi/

Exit mobile version