Torino dhe Interi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Serie A.
Nerazzurrët janë mysafir të Torinos në takimin i cili pritet të zhvillohet në stadiumin Olimpico me fillim nga ora 15:00.
Ekipi i Antonio Contes vjen nga një super-formë me shtatë fitore radhazi dhe synon të tetën për të ruajtur distancën me ndjekësit në tabelë.
📸 | CHANGING ROOM
Our away kit ready and waiting 👌#TorinoInter #FORZAINTER ⚫️🔵 pic.twitter.com/YwuTPF2sbE
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) March 14, 2021
Në anën tjetër, vendasit janë në formë të dobët dhe në fund të tabelës, teksa do të synojnë të marrin së paku një barazim nga kjo përballje e vështirë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Torino: Sirigu; Izzo, Lyanco, Bremer; Vojvoda, Baselli, Lukic, Mandragora, Murru; Verdi, Sanabria
Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Gagliardini, Perisic; Lautaro, Lukaku;
/Telegrafi/