Site icon Telegrafi

Interi synon fitoren e radhës te Fiorentina, formacionet zyrtare

Fiorentina dhe Interi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Serie A.

Nerazzurrët janë mysafir të klubit nga Firence në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në ‘Artemio Franchi’ nga ora 20:45.

Ekipi i Simone Inzaghit vjen në këtë ndeshje me një formë pozitive me dy fitore radhazi dhe synon të tretën për të vazhduar ngjitjen në tabelë.

Në anën tjetër, vendasit janë në formë të dobët me dy humbje dhe një barazim nga tri ndeshjet e fundit dhe synojnë t’i kthehen rezultateve pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë bërë disa ndryshime të vogla, për dallim nga ndeshja e fundit.

Fiorentina: Terracciano; Dodo, Milenkovic, Martinez-Quarta, Biraghi; Bonaventura, Amrabat, Duncan; Nico Gonzalez, Cabral, Kouame;

Inter: Onana; Skriniar, De Vrij, Acerbi; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Correa

/Telegrafi/

Exit mobile version