Interi dhe Atalanta kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare në ndeshjen e radhës në Serie A.
Nerazzurrët janë nikoqir të ekipit që mban ngjyrat e njëjta në takimin e vlefshëm për javën e 19-të në Serie A, i cili zhvillohet nga ora 20:45.
Skuadra e Antonio Contes vjen nga dy fitore radhazi dhe synon fitoren e radhës për të krijuar epërsi nga vendi i dytë.
👀 | CHANGING ROOM
We'll be wearing ⚫️&🔵 this evening! #InterAtalanta #FORZAINTER pic.twitter.com/RsYtrEdgBs
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) January 11, 2020
Në anën tjetër, edhe Atalanta është në formë të mirë me dy katër fitore nga pesë ndeshje dhe dëshiron rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mirë, ku te Interi kthehet Stefano Sensi si titullar, ndërsa te Atalanta luan Berat Gjimshiti.
Inter: Handanovic; Godin, De Vrij, Bastoni; Candreva, Gagliardini, Brozovic, Sensi, Biraghi; R Lukaku, Lautaro Martinez
Atalanta: Gollini; Toloi, Palomino, Djimsiti; Hateboer, De Roon, Pasalic, Gosens; Gomez; Ilicic, Duvan Zapata
/Telegrafi/