Drejtori sportiv i Ajaxit, Marc Overmars, ka thënë se Interi është dashur t’i jap më shumë kohë Frank de Boerit.
Trajneri holandez u largua nga klubi pas 14 ndeshjeve me rezultatet jo aq të mira.
“Nuk ka folur me të që nga largimin prej Interit, por më vjen keq për të”.
“Ta largosh dikë pas tre muajsh nuk është mirë, trajneri duhet të përkrahet nga të gjithë: Presidenti, stafi, lojtarët. Duhet të jenë në një vijë”.
“Duhet më shumë kohë që ta kuptojnë njëri-tjetrin. Nuk është e lehtë. Por ta largosh pas tre muajsh nuk është mirë”, ka thënë Overmars. /Telegrafi/